Ervehe Tushe është e verbër, si pasojë e një aksidenti në moshën e fëmijërisë. Pas studimeve të larta, teksa nuk dinte se ç’do të bëhej me jetën e saj dhe me çfarë do të merrej, në vitin 2012, Tushe ndjek disa seanca këshillimi (coaching), të specializuara për punëkërkues me aftësi të kufizuara. Ajo është një nga 482 personat përfitues nga programi i mbështetur nga USAID dhe i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK).
Sektori i tekstilit dhe veshjeve në Shqipëri zë 45% të eksportit të përgjithshëm dhe siguron punësimin e një numri të madh punëtorësh. Tani Qeveria po kërkon nga kjo industri rritjen e mundësive të punësimit, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.
"Kur morëm detyrën, nuk është se kishim vetëm një problem me energjetikën: ajo që gjetëm qe një 'kufomë” energjetike ," ka thënë Ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. "Në sektorin e shpërndarjes kishte një mungesë totale investimesh, ndërsa operatori i shpërndarjes kish 1.1 miliardë dollarë borxh të akumuluar. E dinim që duhet të bënim diçka dhe e dinim që kishim nevojë për mbështetje nga jashtë."
UshGj-ja ka ecur shumë shpejt në 16 muaj. Pas zgjedhjes së një bordi të ri në muajin korrik 2011, dhe me mbështetjen e USAID-it për ‘planifikimin strategjik dhe zbatimin’, UshGj-ja po bën ndryshime të medha. Sot, organizata ka 121 anetarë. Ka trefishuar buxhetin. Ka një zyrë të veten dhe staf të përkushtuar.
Duke pranuar të mirat e ndryshimeve ‘pilot’ në dosjen e pacientit, Grupi për Mbështetjen e Zbatimit të Reformës në Shëndetësi, një bord ky këshillimi i insitucionalizuar pranë Ministrit të Shëndetësisë për reformen në shëndetësi, ka rekomanduar përdorimin e administrimit të barnave në të gjitha spitalet publike.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.