UshGj-ja ka ecur shumë shpejt në 16 muaj. Pas zgjedhjes së një bordi të ri në muajin korrik 2011, dhe me mbështetjen e USAID-it për ‘planifikimin strategjik dhe zbatimin’, UshGj-ja po bën ndryshime të medha. Sot, organizata ka 121 anetarë. Ka trefishuar buxhetin. Ka një zyrë të veten dhe staf të përkushtuar. Operon në bazë të një strategjie dhe plani-pune pranuar nga të gjithë anëtarët. Avokon në mënyrë aktive për çështje të rëndësishme të gjyqësorit shqiptar, të tilla si imuniteti i gjyqtarëve, procedurat e inspektimit të gjyqtarëve dhe Ligji për Gjykaten e Lartë. Organizata ka rritur praninë në media dhe në publik, madje ka dhe faqe në internet:www.unionigjyqtareve.org.al.
UShGj ka qënë gjithashtu e suksesshme në inicijimin dhe hartimin e projekteve të financuara nga donatorë të huaj. Fondacioni për Shoqëri të Hapur “Soros” në Shqipëri ka financuar dy veprimtari, përfshirë një konferencë kombëtare për reformën në gjyqësor, me të ftuar të njohur nga vende të tjera, si Zëvendës Presidenti i Gjykates Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Josep Casadevall, dhe avokatja e mirënjohur britanike, Cherie Blair, anëtarë e Këshillit të Mbretëreshës.
“Asistenca e përshtatur, ofruar nga USAID-i, për të konsoliduar dhe për të çuar më tej aftësitë organizative të Unionit - anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve që nga muaji shtator 2011 - ka qënë shumë e vlefshme për rritjen e ndikimit dhe të fuqisë së UShGj-së.”, shprehet Kryetari i saj Ervin Metalla. Aktualisht Unioni, për herë të parë, po planifikon një fushate sensibilizuese dhe anëtarësimi në mbarë vendin, e cila do të kulminojë me Ditën e Drejtësisë Shqiptare, me 10 Maj 2013.
Sot, gjykatësit në Shqipëri kanë një shoqatë me aftësi në rritje për përmbushjen e premtimeve të shprehura në statut: 1) të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit; 2) të rritë standardet e etikës gjyqësore dhe profesionale; dhe 3) të kontribuojë në fuqizimin e besimit të publikut në gjykata dhe në shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.