About Albania
Që në vitin 1992, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ofruar ndihmë për të mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Ndihma e ShBA-së ka ndihmuar kalimin e Shqipërisë nga shteti komunist më i izoluar dhe më represiv në Europë, drejt një demokracie me ekonomi të orientuar nga tregu.
Programi aktual bashkëpunon me Qeverinë e Shqipërisë dhe me sektorin privat për reformat transformuese për te fuqizuar institucionet demokratike dhe për të mbështetur rritjen ekonomike. Në mënyrë specifike, USAID ndihmon Shqipërinë për:
- Fuqizimin e shtetit të së drejtës, duke rritur aftësitë e avokatëve e të gjyqtarëve, dhe duke siguruar që gjykatat të funksionojnë në mënyrën e duhur.
- Rritjen e aftësisë së pushteteve vendore për të shtuar të ardhurat dhe për të ofruar shërbime më efektive për qytetarët, përfshirë sektorë nga kujdesi shëndetësor deri te uji i pijshëm.
- Përmirësimin e konkurrueshmërisë në biznes, duke fuqizuar ndërkohë sektorin financiar për të mbështetur më mirë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë financiare.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.