Flag of Kosovo

Histori

Language: English | Serbian | Shqip

Sfida     

Pas intervenimit të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, sfidë imediate ishte adresimi i nevojave humanitare të qindra mijëra Kosovarëve të zhvendosur gjatë konfliktit, dhe më pas, ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe njerëzore të nevojshme për krijimin e një shteti modern dhe tërësisht funksional. Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008; kjo u pasua nga katër vite të “pavarësisë së mbikqyrur” ndërkombëtarisht, e cila përfundoi në shtator të vitit 2012. Sfida aktuale për shtetin më të ri të Europës është ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve të saj qeverisëse, gjë e cila do t’i mundësoj atij integrimin në strukturat Europiane Perëndimore dhe ato Trans-Atlantike, duke siguruar në të njejtën kohë mbrojtjen dhe integrimin e pakicave, e në veçanti të asaj serbe.      

Qeverisja efektive dhe transparente, e rrënjosur thellë në parimin e sundimit të ligjit dhe e tillë që mbështetë një sektor privat të fuqishëm, është parakusht kyç për adresimin e problemeve urgjente të dhjetvjeqarit të ardhshëm: rritjen ekonomike për krijimin e vendeve të punës për popullatën e shumtë të moshës së re, e cila ballafaqohet me një shkallë të papunsisië prej 45%; nxitjen tek qytetarija të besimit në paanësinë dhe efektshmërinë e institucioneve të saj, përkundër percepcionit ekzistues të paaftësisë dhe korrupsionit; dhe pjesëmarrjen e plotë në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të Kosovës, të gjithë qytetarisë së saj, përkundër ngurrimit nga ana e komuniteteve pakicë, në veçanti atij serb, që të jenë më të angazhuar me institucionet e Kosovës.  

Përgjegjja

USAID-i punon në partneritet me Kosovarët që nga viti 1999. Vitet e para të këtij partneriteti përfshinë edhe adresimin e nevojave humanitare post-konfliktuale të menjëhershme, me theks të veçantë në ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës themelore si rrugët, shkollat, qendrat lokale të kujdesit shëndetsor, sistemet e ujësjellësit dhe ato sanitare, etj. Në rrafshin institucional, USAID-i fillimisht angazhoi nga një njësit të personelt teknik për secilin nga nivelet e institucioneve kyçe të Kosovës, duke ndërtuar në këtë mënyrë kapacitetet organizative dhe njerzore nga baza së larti.         

Gjatë 14 viteve të asistencës zhvillimore të USAID-it në Kosovë, programet kanë ndryshuar dhe janë modifikuar në mënyrë që të adresojnë nevojat në ndryshim të një vendi në rritje. Përderisa puna madhore e themelimit të institucioneve kyçe të qeverisjes ka përfunduar me sukses, USAID-i vazhdon me ofrimin e këshillave teknike në disa fusha kyçe, përfshirë politikat financiare, forcimin e gjyqësorit dhe energjetikë. Një fokus madhor mbetet në programet që kanë për qëllim rritjen e shanseve ekonomike dhe eliminimin e pengesave në rrugën e zhvillimit të sektorit privat, si dhe programet që promovojnë pajtimin dhe bashkëpjesmarrjen e të gjitha etnive në Kosovë.  

Të arriturat

Kosova tani është shtet i pavarur i cili punon në drejtim të integrimeve Europiane. Institucionet e reja qeverisëse si dhe themelet e sistemit gjyqësor janë krijuar me ndihmën e pakursyer të USAID-it dhe donatorëve tjerë. Tani USAID-i ka bërë një tranzicion, nga themelimi i ministrive ekonomike dhe agjencive të pavarura tek ngritja e aftësive të këtyre organizatave publike për të menaxhuar me ekonominë e gjithmbarshme.   

Deri tani, USAID-i ka qenë instrumental në etablimin e funksioneve esenciale të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke: instaluar procedurat moderne për buxhetin dhe thesarin; krijuar një administratë tatimore e cila ka vjelur mbi 1 miliardë Euro në të hyra tatimore deri më tani; krijuar një kornizë ligjore themelore për një ekonomi funksionale të tregut; ndihmuar në themelimin e një Banke Qëndrore dhe një sektori bankar me rritje rapide dhe me 6 banka të liqencuara; asistuar në privatizimin e 90% të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore; si dhe implementuar një Tatim në Pronë pjesëmarrja e të cilit në të hyrat vetanake të komunave është 30%.   

Nga viti 1999, USAID-i ka punuar në zhvillimin e sektorit privat me qëllim të: ngritjes së niveleve të shitjes dhe punësimit për një rritje afat-gjatë të ndërmarrjeve lokale; zvoglimit të varshmërisë nga importi; krijimit të një ambijenti më të përshtatshëm për veprimtarinë ndërmarrëse.  

Gjatë katër viteve të fundit, iniciativat e USAID-it kontribuan me 6,676 vende të reja të punës me orar të plotë, rritje në vlerën e shitjeve në shumën prej 141 milion Euro, investime kapitale në vlerë prej 41 milion Euro, dhe financim në vlerë prej 22 milion Euro. USAID-i vazhdon të jetë i involvuar në aktivitetet e zhvillimit të sektorit privat në disa sektorë të zgjedhur, ku ka potencial për rritje. Ka përpjekje në vazhdimësi për t’i asistuar ndërmarrjet në depërtimin e tregjeve të reja, zhvillimin e produkteve dhe ecurive të reja, si dhe avancimin e shkathtësive të fuqisë puntore dhe produktivitetit.     

USAID-i është krenar për kontributin e tij të arriturave të Kosovës gjatë 14 viteve të fundit. Kosova është duke u bërë gjithnjë e më stabile, përderisa Qeveria e Kosovës po u shtrin dorën, me ndihmën e USAID-it, minoriteteve, në mënyre që të ndërtojë tek ata mirëbesimin për një të ardhme me perspektivë dhe siguri në Kosovë.