ARSIMI
USAID-i është angazhuar në sistemin arsimor të Kosovës përgjatë gjithë periudhës 14 vjeçare të veprimtarisë së tij asistuese në Kosovë. Ndihma fillestare e ofruar u përqëndrua në rritjen e çasjes në arsim përmes përmirësimit të infrastrukturës (ndërtimit dhe meremetimit) së shkollave anembanë Kosovës. Kjo fazë më tutje u pasua nga përpjekjet reformative që vunë në shënjestër arsimin e nivelit fillor (klasët 1-5) dhe të atij të mesëm të ulët (klasët 6-9). Në përputhje me politikat Qeveritare të decentralizimit, mbështetja u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve të Departamenteve Komunale të Arsimit për të menaxhuar sistemin e arsimit ne nivelin lokal. Fushat me interes të veçantë janë ato të përmirësimit të aftësive të leximit për klasët e ulta të arsimit fillor dhe ofrimit të kurseve kualitative nga lëndët e matematikës, ato shkencore dhe të teknologjisë. Fusha me nevoja kritike ka ende, përfshirë këtu edhe adresimin e dukurisë së ndërprerjes së shkollimit në nivelet e ulëta dhe ato mesme, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëlm të aftësive të mësimdhënjes dhe menxhimit nëpër shkolla.
Sa i përket nivelit terciar, kurikula universitare aktuale – në veçanti në Universitetin e Prishtinës, institucionin më madhor të arsimit të lartë në vend – nuk është modernizuar dhe është e kualitetit të dobët, duke patur si pasojë një numër të madh të të diplomuarve të paisur me dijeni të pamjaftueshme për t’iu përgjegjur kërkesave aktuale të tregut të punës. Në mënyre që së paku pjesërisht t’i përgjigjet kërkesës ekzistuese për fuqi punëtore me shkathtësi të lartë, USAID-i ka siguruar bursa, kryesisht të nivelit Master dhe atë në sektorët e shënjestruar, që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të USAID-it.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.