Për Shpërndarje të Menjëhershme
Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor është lansuar në një ngjarje të organizuar nga USAID-i në partneritet me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK). Iniciativa do të institucionalizojë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor do t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës për të reduktuar pabarazitë dhe adresuar boshllëqet gjinore në politikat, planet dhe buxhetet e qeverisë. Përveç planifikimit, intervenimet e BPGJ do të ndihmojnë për përdorim më të mire të fondeve ekzistuese.
Siç ka vërejtur Presidentja Atifete Jahjaga, “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor nuk kërkon buxhet shtesë, kërkon vetëm shpenzim më efikas të parasë publike.”
Përmes kësaj iniciative, institucionet e Kosovës janë duke trasuar rrugën për angazhimin e burrave dhe grave si partnerë të plotë dhe të barabartë në planifikimet, programimet dhe buxhetimet qeveritare.
USAID-i ka dhënë ndihmë ekonomike dhe humanitare në të gjithë botën për më shumë se 50 vite.
# # #
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar udhëheq përpjekjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund varfërisë së skajshme dhe për të promovuar shoqëri të qëndrueshme dhe demokratike.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.