Për Shpërndarje të Menjëhershme
Prishtinë, 10 dhjetor - Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Greg Delavi,i shoqëruar nga Shkëlqësia e Saj Presidentja Atifete Jahjaga, Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, morrën pjesë në ceremonin e lancimit të fushatës nacionale për të përkrahur të drejtat e grave në pronë.
“Jam e lumtur që po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duke nisur një fushatë të rëndësisë së veçantë, e cila i dedikohet njërit nga parimet themelore njerëzore e që është e drejta mbi pronën,” tha Presidentja e Republikës së Kosovës Jahjaga në fjalën e saj hyrëse.
Fushata synon të rrisë të kuptuarit e publikut për të drejtat pronësore në përgjithësi dhe për të drejtat e grave për të trashëguar pronë në veçanti. Fushata bazohet në të gjeturat e një ankete të realizuar në prill 2015, sipas së cilës 73 përqind e kosovarëve nuk kanë njohuri themelore për të drejtat e tyre pronësore.
Fushata është pjesë e Programit për të Drejtat Pronësore të USAID-it, aktivitet katër-vjeçar që synon të adresojë sfidat në ushtrimin e të drejtave pronësore në Kosovë. Programi punon ne partneritet me Qeverin, komuna të përzgjedhura, dhe akterë tjerë relevant vendorë e ndërkombëtarë për të promovuar bashkpunim më të mirë në vendosjen e prioriteteve të politikave në fushën e të drejtave pronësore, përmirësimin e proceseve të gjykatave në lidhje me kërkesat pronësore, avancimin e mundësive për gratë që të ushtrojnë të drejtat e tyre pronësore në praktikë, dhe qasje më të madhe në informata dhe të kuptuarit e të drejtave pronësore.
# # #
Agjencioni i Sh.B.A-ve pr Zhvillim Ndërkombëtar është lider i qeverisë së ShBAve në eliminimin e varfërise dhe promovimit tëshoqërive demokatike
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.