Që nga viti 1992, USAID ka dhënë një ndihmë prej më shumë se 500 milionë dollarësh amerikanë për të mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Shqipëria ka luajtur një rol pozitiv, moderues në Ballkan dhe po bën hapa drejt integrimit Euro-Atlantik me nënshkrimin në vitin 2008 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit me Bashkimin Europian (BE), dhe me hyrjen në NATO në prill të vitit 2009. Por, për t’u bërë një demokraci funksionale nga ana shoqërore dhe ekonomike, para Shqipërisë ekzistojnë sfida të mëdha.
Programet e USAID-it në Shqipëri fuqizojnë institucionet demokratike, nxisin shoqërinë civile, ulin korrupsionin, mbështesin barazinë dhe stimulojnë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse – të gjitha këto të nevojshme për çuarjen e Shqipërisë më shpejt përpara drejt një demokracie më të fortë, duke plotësuar ndërkohë kriteret që janë të qenësishme për arritjen e aspiratave europiane.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.