Gjetjet e Vëzhgimit të OJQ-së Gjejnë Mbështetjen e Ministrisë Shqiptare

Një grua duke lexuar një material me gjetjet e vëzhgimit
USAID dhe Ministria e Shëndetësisë mbështetën një vëzhgim të zhvilluar nga një OJQ vendase për të mbledhur informacion për qendrat e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.
Alken Myftiu, USAID/Shqipëri

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E martë, mars 10, 2015
Stephanie A. Pepi
+355-4-229-3384

TIRANË, SHQIPËRI—Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë të Shqipërise, Ilir Beqaj, dhe me anëtarët e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLN) shpallën sot gjetjet dhe rekomandimet e një vëzhgimi të qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. USAID i ka dhënë fonde kësaj organizate për të zhvilluar një vëzhgim, njëditor dhe të bazuar në statistika, të qendrave shëndetësore, në gjithë vendin.  Qëllimi i projektit ishte të mbështeste organizatat vendase të shoqërisë civile për të shërbyer si monitoruese të llogaridhënies së insitucioneve publike gjatë ofrimit të shërbimeve të duhura publike.

Gjatë gjithë procesit, KZLN punoi ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe, të dy, Ministri i Shëndetësisë dhe Kryeministri, kanë tweet-ur rezultatet e vëzhgimit. Në fjalën e tij, Ambasadori Lu vuri në dukje mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. "Është mbresëlënëse se si ky studim u krye me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrit Beqaj. Ata i kërkuan këto të dhëna që të përqëndrohen me reformat dhe të kuptojnë më mirë ku duhen bërë ndryshimet."

Projektet e USAID/Shqipëri synojnë të fuqizojnë institucionet demokratike duke fuqizuar mbikëqyrjen e qeverisjes nga ana e qytetarëve, duke rritur angazhimin qytetar dhe duke rritur më shumë transparencën dhe llogaridhënien.

Ky vëzhgim monitoroi 550 qendra të kujdesit shëndetësor parësor dhe pati një marzh gabimi prej 4,2 me një normë besueshmërie 95%.

Linku: https://youtu.be/R5qDmUxwgjE