![USAID Ndërton Serra “Model” për Zvogëlimin e Dëmeve në Zonat që Rrezikohen nga Përmbytjet Një arkë me luleshtrydhe dhe pamja e brendshme e një serre](https://2012-2017.usaid.gov/sites/default/files/styles/732_width/public/pressreleases/USAID_Albania_Strawberry_web.jpg?itok=9eptjz64)
Për Shpërndarje të Menjëhershme
KAFARAJ, SHQIPËRI Sot, Ambasadori Amerikan, Donald Lu, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, vizituan serrat e rindërtuara të fermerit Xhemil Hamataj, në Kafaraj (Fier), për të parë teknologjitë e reja, të përdorura për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e fondit 750 000 dollarësh të USAID-it në ndihmë të zonave të përmbytura. Në shkurt të vitit 2015, Shqipëria u godit nga reshje të dendura dhe të forta, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonat e prodhimit bujqësor.
Në deklaratën për mediat bërë pas vizitës, Ambasadori Lu tha se përmbytjet janë një dukuri e përsëritur në Shqipëri, dhe i bëri thirrje Qeverisë Shqiptare "të sigurojë burimet e nevojshme për komunitetet, që ato të përmirësojnë sistemet e kullimit dhe të parandalojnë përmbytjet në të ardhmen.”
Gjatë vitit të kaluar, USAID krijoi modele më të përparuara të prodhimit për fermerët e serrave në zonat e dëmtuara, përfshirë ndërtimin e serrave me parametra më të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve mjedisore; vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta tregtare mes furnizuesve të inputeve në Shqipëri dhe atyre në tregjet e BE-së, për të ulur kostot e inputeve bujqësore; si dhe pajisjen e një pike grumbullimi, në mënyrë që prodhimet shqiptare të eksportuara, të jenë brenda standardeve europiane përsa i përket cilësisë dhe sigurisë. Po ashtu, veç ndihmës për fermerët e serrave të luleshtrydheve, USAID ka mbështetur edhe blegtorët dhe përpunuesit e bulmetit në zonat e Beratit, Fierit dhe Vlorës.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.