![USAID Fillon Konsultimet për Draftin e Ligjit të Ri për Qeverisjen Vendore Një grup njerëzish të ulur në një tryezë mbledhjesh](https://2012-2017.usaid.gov/sites/default/files/styles/732_width/public/pressreleases/Draft%20Organic%20Law%20Meeting%20055_0_0.jpg?itok=Ozr1mmSr)
Për Shpërndarje të Menjëhershme
TIRANË, SHQIPËRI--Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z Bledi Çuçi dhe Përfaqësuesi i USAID/Shqipëri, z. Marcus Johnson morën pjesë sot në tryezën e parë konsultative të organizuar për të diskutuar Ligjin e ri “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" në Shqipëri. USAID po mbështet Qeverinë e Shqipërisë për hartimin e ligjit për të reflektuar ndryshimet aktuale ekonomike dhe territoriale, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë të strukturave, burimeve dhe ofrimin e shërbime vendore për qytetarët. Takimi pati për qëllim mbledhjen në tryezë të palëve të interesuara për të ndarë konsiderata mbi ligjin aktual dhe për të marrë mendimet e tyre mbi vizionin dhe strukturën e ligjit të ri.
Në takim morën pjesë kryetarë të bashkive nga njësitë vendore partnere të Projektit të USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore dhe të Projektit Zviceran për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, si edhe përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë.
Projekti i USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore punon për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe zbatimin e legjislacionit dhe politikave të decentralizimit duke ofruar asistencë teknike për Qeverinë e Shqipërisë dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.