USAID dhe ndihma australiane dhurojnë dhi për gratë shqiptare në fshatra

Një burrë i dhuron një dhi një gruaje
Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu, duke dhuruar dhi për gratë shqiptare në fshatra.
Robert Manga, U.S. Embassy Tirana

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E mërkurë, qershor 11, 2014
Stephanie A. Pepi
+355-4-229-3384

TIRANA, SHQIPËRI--Sot, Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu, dhe Ambasadori Australian në Shqipëri, Mike Rann, janë sot në fshatin Bastar i Mesëm për të marrë pjesë në një ceremoni të veçantë, ku 32 grave të asaj zone po u dhurohet nga një dhi “Alpine”. Dhitë po dhurohen përmes granteve të USAID-it dhe të Australisë, për të siguruar një mënyrë  të qëndrueshme jetese për familjet e fshatrave të thella malore në Zall-Bastar, Murrizë dhe Vilëz (komuna Zall-Bastar, qarku i Tiranës).

USAID po u jep 20 grave të Komunës Zall-Bastar nga një dhi “Alpine”, si dhe po i trejnon lidhur me kujdesin që kërkohet për këto dhi, menaxhimin e fermës, si dhe prodhimin e djathit cilësor të dhisë. Familje të tjera  fshatare do të ndihmohen nga gratë e sipërpërmendura: secila nga 20 gratë do të “pasojë si dhuratë" dhinë e parë femër te një familje tjetër. Projekti synon që numri i familjeve që do të marrin dhi dhe që do të angazhohen në prodhim qumështi dhe djathi, të jetë 60. Specialistë veterinarë të “Heifer Shqipëri” do të monitorojnë rritjen dhe shëndetin e dhive.
Sapo mori propozimin nga organizata “Assist Impact” (partnere e USAID-it), Programi i Ndihmës së Drejtpërdrejtë në Ambasadën Australiane në Romë pranoi të ofrojë 12 dhi të tjera të racës 'Alpine', të cilat do t'u jepen grave të një fshati tjetër në komunën Zall-Bastar. Me këtë kontribut, numri i familjeve në këtë komunë që do të përfitojnë nga ky projekt dhurimi, shkon në 84.

Të gjitha dhitë e dhuruara (32) nga projekti i USAID-it dhe ai australian, janë dhi-femra dhe janë të gjitha të mbarsura. Normalisht, dhitë 'alpine' lindin njëkohësisht dy keca. Gratë në Zall-Bastar që morën dje këto dhi, kanë pranuar që, pasi të lindin të vegjlit, dhinë e parë të lindur femër t'ia dhurojnë një gruaje tjetër në komunitet. Kështu, nga mesi i vitit të ardhshëm, pritet që numri i familjeve që do të kenë dhi, të jetë mbi 84. Dhe ky dhurim do të vazhdojë, kohë pas kohe, në çdo lindje të re.