Ripërtëritja Energjetike e Kosovës

Ekonomitë në rritje, si Kosova, varen nga burime të vazhdueshme të energjisë elektrike me çmim të përballueshëm për rritje ekonomike, shtim të mundësive të punësimit dhe krijim të vendeve të reja të punës, veçanërisht për segmentet e lëna pas dore të shoqërisë si gratë, të rinjtë, popullsia rurale dhe grupet minoritare. 

Gjatë dekadës së kaluar, Qeveria e Kosovës është përpjekur që të zgjërojë kapacitetin e gjenerimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe është zotuar që të rrisë kapacitetin vendor për prodhim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

USAID-i nisi programin pesëvjeçar Ripërtëritja Energjetike e Kosovës (REPOWER – KOSOVO) për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për modernizimin e sektorit të energjisë elektrike dhe hapjen e derës projekteve të reja të energjisë së pastër me qëllim të përmirësimit të aftësisë së Kosovës për të siguruar një furnizim me energji i cili do të jetë më i pastër, më i qëndrueshëm, më i besueshëm dhe me çmim më të përballueshëm. 

Ky projekt, vlera e të cilit është 12 milion dollarë amerikan, po punon në ofrimin e ndihmës teknike inovative dhe zgjidhjeve në ndërtimin e kapaciteteve përmes aplikimit të qasjeve të testuara dhe shfrytëzimit të mundësive që ofrojnë rrjetet ekzistuese. Ky aktivitet do të jetë një katalizatorë i reformave në këtë sektor dhe do të ndërtojë kapacitetet e institucioneve vendore për të mundësuar një zhvillim ekonomik më gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm. 

Për të arritur këtë, Ripërtëritja Energjetike e Kosovës ka adoptuar qasjen e testuar të veprimit në katër rrafshe

  • Ndihma teknike e cila përfshinë vlerësime dhe analiza të expertëve për të adresuar sfida prioritare si dhe rrugë të mundshme të reformave dhe zgjidhje teknike
  • Konsultimet me partnerët qeveritar dhe të gjitha palët e interesuara relevante për të ndërtuar konsensus dhe vërtetuar zgjidhjet
  • Lehtësimi i këmbimeve teknike dhe këmbimit të ndërsjellë të informatave në mes të homologëve kosovar dhe atyre regjional ose të Sh.B.A.-ve, përmes partneriteteve      
  • Forcimi i kapaciteteve përmes trajnimeve në klasë, programeve të trajnimit të trajnerëve, dhe trajnimeve tjera në vend të punës të udhëhequra nga praktikuesit.

Rezultatet e deritashme

  • Lehtësimi i marrëveshjes së lidhjes në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemeve të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-e)  
  • Përfundimi i procesit të rishikimit të tarifës së rrymës elektrike për t’u mundësuar përfituesve të licencës që të rekuperojnë të hyra të mjaftueshme për ofrimin e shërbimeve të rregullta të energjisë elektrike
  • Finalizimi i udhërrëfyesit për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike në mes Kosovës dhe Shqipërisë
  • Hartimi i procedurës legjislative e cila u mundëson gjeneruesve të vegjël të energjisë nga burimet e ripërtëritshme që të ndërtojnë kapacitete të reja përmes një procesi administrativ të thjeshtuar
  • Përfundimi i hapave të parë për shthurrjen e planifikuar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kohëzgjatja:                    Tetor 2014 - shtator 2019

Kontakt:                           Arben Nagavci

Partner:                            AECOM International Development