Projekti Qeveri me Qeveri së Bashku me Agjencinë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinës (AUV)

Ky projekt është përpiluar për të zëvendësuar sistemet shumëfish të tepërta dhe joefikase veterinare dhe fitosanitare të Agjencisë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinës (AUVK) me një sitem të ri, të unifikuar që do të sigurojë shkëmbim më të mirë të informacionit dhe përgjimin e produkteve shtazore dhe bimore. 

Rezultati i aktivitetit do të ketë një ndikim pozitiv në tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me qarkullimin më të lehtë dhe më të sigurt të mallrave me origjinë shtazore dhe bimore.

Unifikimi i sistemeve veterinare dhe fitosanitare është i nevojshëm për të përmirësuar operacionet e tanishme kufitare dhe për të siguruar sundimin e ligjit. Edhe pse përfituesi i drejtpërdrejtë i këtij sistemi të ri do të jetë Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), institucionet e tjera të Qeverisë së Kosovës që veprojnë në pikat kufitare dhe që janë të përfshira në menaxhimin e kufirit mund të, nëse gjykohet e përshtatshme dhe në interes të sigurisë dhe mbrojtjes publike, kenë qasje dhe të përdorin bazën e përbashkët të të dhënave. 

USAID-i në Kosovë ndihmon sektorin e bujqësisë përmes një shumëllojshmërie të gjerë të aktiviteteve, duke përfshirë bashkëpunimin me AUV, e cila është një nga agjencitë krysore të mbikëqyrjes. Ky aktivitet do të zgjeroj dhe do të rris më tej kapacitetet e këtij institucioni kyç të Qeverisë së Kosovës, si një nga disa aktivitete të USAID Forward, mekanizëm ky që synon të forcojë Agjencinë duke përqafuar partneritete të reja, duke investuar në rolin përshpejtues të inovacionit, dhe duke kërkuar një fokus të vazhdueshëm në rezultate.  

Ky aktivitet gjithashtu do të zhvilloj objektivat e Strategjisë së Misionit për Zhvillim Ekonomik, i cili përfshin promovimin e rritjes jo vetëm nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe qasjes së shtuar në financa, por, duke e bërë këtë, gjithashtu siguron se zhvillimi bujqësor përfshin një fokus të fortë mbi përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore. 

Kohëzgjatja:              Prill 2014 - Tetor 2016

Kontakt:                     Besa Ilazi

Partner:                     Agjencia e Veterinës e Ushqimit të Kosovës (AVUK)