Programi për Fuqizimin e Mbështetjes së Kredive

Programi i USAID për fuqizimin e mb=shtetjes s= kredive (ECS) adreson një prej pengesave kryesore ndaj rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovë: qasja në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Synimi mbizotërues i Programit për fuqizimin e mb=shtetjes s= kredive (ECS) është krijimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), mundësi e qëndrueshme lokale kreditore që ofron garanci të pjesshme për kredi përmes institucioneve financiare për NMVM-të. FKGK-ja do të jetë subjekt juridik i pavarur themeluar me ligj.

Ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore është miratuar në Kuvendin e Kosovës, si dhe është nënshkruar nga Presidentja e Kosovës. Ai është publikuar në Gazetën Zyrtare më 8 janar 2016, si dhe pritet të hyjë në fuqi më 23 janar 2016.

Përpjekjet për sigurimin e kapitalit të FKGK-së tashmë janë duke vazhduar, me zotimet për financim nga USAID-i, donatorë tjer= ndërkombëtare, si dhe qeveria e Kosov=s, e cila përmes ministrisë sponsorizuese, asaj të Tregtisë dhe Industrisë, ka kontribuar me një milion Euro si pjesë e parë e financimit. FKGK-ja do të funksionojë si subjekt i pavarur, pas përmbylljes së për fuqizimin e mb=shtetjes s= kredive (ECS). Fondi do të qeveriset nga Bordi i Drejtorëve, që përbëhet nga katër anëtarë të pavarur të përzgjedhur nga donatorët, dy anëtarë ex-officio nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Financave, si dhe drejtori menaxhues.

Bashkërendimi i palëve të përfshira

Struktura inovative e programit ECS kërkon përputhjen e interesave të një spektri të gjerë të palëve: bankat, donatorët tjerë, Qeveria e Kosovës, Banka Qendrore, si dhe komuniteti i ndërmarrjeve NMVM.

Përfundimisht, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të:

  • Rrisë huamarrjen për NMVM-të në Kosovë përmes institucioneve vendore financiare
  • Krijojë vende të punës, të rrisë prodhimtarinë vendore dhe shërbimet me vlerë të shtuar
  • Të përmirësojë bilancin tregtar, të zgjerojë bazën tatimore, të përforcojë rrjetin e sigurimeve sociale, si dhe të zvogëlojë varfërinë
  • Të avancojë mundësitë për sektorët dhe kategoritë ekonomike të popullsisë që janë më pak të shërbyera, si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rininë
  • Të ndihmojë në çlirimin dhe mobilizimin e afërsisht 600 milionë eurove në likuiditet të tepërt në banka, për të qenë katalizator i rritjes së bizneseve dhe punësimit
  • Të ndihmojë institucionet financiare të zvogëlojnë riskun e tyre, si të ndihmojë që bizneset e vogla të bëhen më të “shitshme”
  • Të përkrahë mbi 4,150 hua të reja, me vlerë kumulative prej rreth 400 milionë dollarësh, si dhe të krijojë 20,000 vende të reja të punës gjatë gjashtë viteve të para të funksionimit.

 

Kohëzgjatja:                              Qershor 2014 – Qershor 2017

Kontakt:                                     Besa Ilazi

Partnerët:                                  Financial Markets International, Inc. [Nën-kontraktorët: Recura Financials, Crimson Capital]