USAID-i ka zhvilluar një garanci të portofolit të kredive e cila ka për qëllim rritjen e qasjes në huadhënje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, përgjatë zingjirëve bujqësor të vlerës si dhe për ndërmarrjet startuese në të gjithë sektorët. Këto garanca i nxisin bankat që t’u japin kredi ndërmarrjeve startuese dhe agrobizneseve, sidomos ndërmarrësve të rinj dhe fermerëve të cilët përndryshe do ta kishin të vështirë apo edhe të pamundur që të sigurojnë financim dhe të dëshmojnë profitabilitetin e tyre potencial në këta setorë. USAID-i gjithashtu po punon për të ndihmuar edhe sektorin financiar të Kosovës në sjelljen e produkteve të reja që do t’u përshtaten nevojave specifike të ndërmarrjeve startuese dhe bizneseve bujqësore.
Mekanizmi për Kredi Zhvillimore (DCA) bën rritjen e qasjes në kredi për sektorin e bujqësisë dhe ndërmarrjet startuese, duke garantuar 50 përqind të riskut të huadhënjes nga ana e tri bankave: 1) Bankës TEB, 2) Bankës Raiffeisen, dhe 3) Bankës Ekonomike.
Marrëveshjet DCA janë të strukturuara si vijon:
- Bankës TEB i garantohen 50 përqind e huave të dhëna sektorit të bujqësisë në Kosovë. DCA-ja mbulon 50 përqind të humbjeve të pësuara në kuadër të një portofoli të kredive deri në shumën prej 2.500.000 dollarë amerikan. Huatë individuale nën këtë garanci kufizohen në 300.000 dollarë amerikan.
- Bankës Raiffeisen (RBKO) dhe Bankës Ekonomike (BE) u sigurohet një garancion DCA “i përbashkët” për huatë e dhëna ndërmarrjeve startuese të regjistruara para më pak se 24 muaj. DCA-ja mbulon 50 përqind të humbjeve të pësuara në kuadër të një portofoli të kombinuar deri në shumën prej 2..075.240 dollarë amerikan. Huatë individuale nën këtë garanci nuk mund të tejkalojnë shumën prej 75.000 dollarë amerikan.
Rezultatet e deritashme:
- DCA për bujqësi me Bankën TEB ka rezultuar me 563 kredi, shuma mesatare e të cilave është 5.000 dollarë amerikan.
- DCA për bujqësi me Bankën TEB ka shfrytëzuar në tërësi 2.5 milion dollarët amerikan. Banka TEB ka nisur, në shkurt të vitit 2014, agro kartelën kreditore të parë me qëllim që t’u ndihmojë fermerëve me rrjedhën e parave të gatshme para sezonit të kultivimit. Numri i përdoruesve të agro kartelës arriti në 1.000 vetëm brenda pesë muajve të parë.
Kohëzgjatja: Shtator 2011- shtator 2018
Kontakt: Besa Ilazi
Partner: TEB Banka, Banka Ekonomike, dhe Raiffeisen Banka.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.