Në vend të deponive ilegale, qytetarët e Klokotit gëzojnë hapësira të gjelbra ,kënde lojrash për fëmijë dhe lumin e pastër të cilat vijnë si rezultat i ndihmës nga USAID .
Komuna e sapokrijuar e Kllokotit në mungesë të burimeve financiare ,të numrit të mjaftueshëm të puntorëve si dhe procedurave adekuate nuk kishte mundësi të ofronte shërbime publike gjithëpërfshirëse . Në fakt , në vitin 2010 , para se zyrtarët komunal të fillojnë bashkëpunimin e tyre me Iniciativën e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive, shumica e komunës ishte pa ndriçim publik dhe pa shërbime të rregullta për grumbullimin e mbeturinave . Si rrjedhojë , ka pasur shumë deponi ilegale që ndikuan negativisht tek qytetarëve dhe bizneset . Si komunë kryesisht rurale , me infrastrukturë relativisht të dobët , Kllokoti ka bashkëpunuar me USAID-in duke shfrytëzuar më së miri ato burime të pakta dhe për të ngritur kapacitetet njerëzore .
USAID ka punuar me stafin komunal që nga viti 2010 për të zhvilluar plane veprimi për përmirësimin e shërbimive për ndriçimin publik , pastrimin e deponive ilegale dhe grumbullimin e mbeturinave të ngurta . Planet e veprimit u karakterizuan nga një qasje gjithëpërfshirëse , ndërsa autoritetet komunale dhe qytetarët ishin të angazhuar në diskutimin e problemeve, propozimin e zgjidhjeve, për të caktuar objektivat dhe monitoruar progresin.
" Tani mbeturinat grumbullohen në mënyrë të rregullt dhe unë nuk kam nevojë të brengosem se ku do të deponohen mbeturinat e grumbulluara. Përveq kësaj tani rrethina ime është më i pastër ", tha Arbenita Llapashtica , qytetare e komunës së Kllokotit.
Si një nga komunat e pakta në Kosovë e cila është plotësisht e mbuluar me ndriçim rrugor , Kllokoti poashtu ka përmirësuar dukshëm sigurinë publike dhe qytetarët ndjehen të sigurt duke ecur gjatë orëve të mbrëmjes . Norma e kënaqshmërisë publike me ndriçim publik është rritur në 88 përqind në vitin 2013 përderisa në v 2010 ishte vetëm35 për qind.
Krijimi i këtyre shërbimeve jo vetëm që krijon një mjedis më të mirë për qytetarët , por është një bazë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik , veçanërisht turizmin e banjës shëruese me ujë termomineral – e cila është aktiviteti kryesor ekonomik i komunës së Kllokotit. Në fakt , tani meqë banorët rrinë jashtë deri në orët e vona të mbrëmjës , bizneset vendore kanë zgjatur orarin e tyre të punës, gjë që ndikon në rritjen e punësimit .
Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive ( gusht 2010 - gusht 2013) ndihmon zyrtarët komunal në Kosovë për të sforcuar aftësitë e tyre , përmirsuar ofrimin e shërbimeve komunale , rritjen e transparencës dhe për të përmirsuar bashkëpunimin e tyre me qytetarët. Përveç kësaj kjo nismë promovon zhvillimin ekonomik lokal.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.