Korrik 2016 – Me mbi gjysmën e popullatës nën moshën 30 vjeçare, rinia e Kosovës është një forcë me të cilën duhet llogaritur.
Rexhep Kameraj, Leonora Javori, Blerona Tmava, dhe Afrim Berisha janë të gjithë “Super-ndryshues,” apo disa nga pjesëmarrësit më të angazhuar në platformën e internetit Fole n’Fole. Aty, të rinjtë janë të lirë që të postojnë artikuj dhe t’i ballafaqojnë mendimet e tyre lidhur me çështjet politike dhe temat tjera shoqërore siç janë mundësitë nëpër shkolla dhe universitete. Kjo platformë ka më shumë se 600 antarë aktiv, ndërsa postimet dhe debatet zhvillohen rregullisht.
Lajmi për këtë platformë përhapet në mënyra të ndryshme. Kameraj, për shembull, mësoi për të nga mediat shoqërore. Berisha mësoi për platformën përmes Shkollës së Mediave të Reja, e cila është një nismë tjetër e USAID-it e cila i mëson të rinjtë si t’i shfrytëzojnë mediat shoqërore për të zhvilluar fushata qoftë politike ashtu edhe të avokimit shoqëror. Fole n’Fole po përhaper tek rinia kosovare duke e vetëdijësuar atë për kapacitetin që ka për të nxitur ndryshime.
Javori rrëfen se “para saj (platformës) nuk ka patur hapsirë ku të rinjtë do të mund të debatonin. “Kuptohet se edhe më parë ne mund të këmbenim postime e gjëra të ngjashme, por kjo me të vërtetë ishte një “fole” për ne – diskutuam shumë me moshatarët tanë dhe patëm mundësi që të përballemi edhe me liderët tanë.”
Gjatë 10 muajve të tij shumë aktivë (fundi i vitit 2015 dhe fillimi i 2016) projekti Fole n’Fole u përhap në 24 komuna anembanë Kosovës. Ai organizoi një sërë evenimentesh, duke përfshirë takime me kryetarë të komunave dhe parti politike, zgjedhje të simuluara, seanca parlamentare të simuluara, dhe debate publike ku të rinjtë mund të shprehnin mendimet e tyre mbi ngjarjet në Kosovë por edhe t’u paraqesin pikëpamjet e tyre liderëve.
Anëtarët e platformës zhvillojnë shkathtësitë e tyre të debatimit dhe të analizës kritike krahas marrjes së njohurive mbi rrethanat politike në Kosovë.
“Është e doemosdoshme që të rinjtë të kuptojnë fuqinë që kanë – të gjithë ne kemi njëfarë fuqie politike, edhe nëse për të nuk jemi të vetëdijshëm,” thotë Berisha. “Kjo platformë na ofron mundësinë që të kuptojmë fuqinë tonë politike në mënyrë që të mos manipulohemi nga politikanët.”
“Ne jemi ardhmëria e vendit tonë,” thotë Javori, “Ne jemi ata që do të jenë liderë në të ardhmen. Vendi ynë është në duart tona.”
“Në përgjithësi, kanë qenë të rinjtë ata që u kanë prirë ndryshimeve,” shton Berisha. “Ky (platforma) është një vend ku mund të mblidhemi së bashku për të nisur ndryshime shoqërore.”
Fole n’Fole menaxhohet përmes aktivitetit për mbështetje zgjedhore të USAID-it i cili implementohet në partneritet me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore. Platforma ngadalë do t’u dorëzohet “Super-ndryshuesve,” të cilët do të postojnë artikuj si dhe do të moderojnë dhe redaktojnë gjithë përmbajtjen, duke hedhur kështu një hap më afër në drejtim të lidershipit.
Të gjithë “Super-ndryshuesit” janë dakord se Fole n’Fole është duke u rritur dhe përfshirë gjithnjë e më shumë të rinj. “Kjo (platforma) na ka vetëdijësuar se nëse me të vërtetë jemi të vendosur, askush nuk mund të na ndalë,” thotë Berisha.
LINKS
Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.