Është e vështirë të imagjinohet një botë pa lojëra. Sporti dhe lojërat janë pjesë përbërse e jetës së përditshme në të gjitha komunitetet. Ato jo vetëm që u ndihmojnë banorëve të zhvillojnë lidhje të qëndrueshme me fqinjët e tyre, komunitetin lokal, dhe ambientin, por edhe bashkojnë njerëz të prejardhjeve, profesioneve, përkatësive etnike, dhe religjioneve të ndryshme, përderisa familjarët dhe miqtë e tyre i përkrahin nga anash.
Deri rishtazi, banorët e Korilës, në komunën e Zveçanit, nuk kishin këtë mundësi, sepse nuk kishin një terren ku do të mund të luanin futboll ose basketboll. Ky fshat agrar numëron rreth 200 banorë, dhe sikurse edhe shumë fshatra tjera, ka numër të madh të të rinjëve të papunë të cilët janë të detyruar që të shoqërohen dhe merren me sport nëpër vende potencialisht të rrezikshme, siç janë rrugët e ndryshme. Por duke i falënderuar Programit të Nismës për Komunitete të USAID-it, një fushë sportive është ndërtuar në Korilë.
“Në këtë fshat, ka shumë fëmijë dhe të rinj, dhe të gjithë ata dikur luanin në rrugën e fshatit. Deri tani, nuk ka patur ndonjë aksident, por vetë fakti që fëmijët tanë luanin në rrugë i shkaktonte stres gjithë komunitetit. Gjenerata ime nuk ka patur rastin që të luaj në një fushë sportive, por tani ne jemi në gjendje t’u vëmë në dispozicion fëmijëve tanë këtë fushë sportive në mënyrë që të kenë mundësi të luajnë të sigurtë, dhe për këtë arsye i jemi mirënjohës donatorit tonë,” spjegon banori Goran Vasiq.
Vasiq thot se i tërë komuniteti ishte i angazhuar në zbatimin e projektit.
“Ndërtimi i fushës sportive i bëri banorët e këtij fshati të kuptojnë se sa me rëndësi është që të punohet bashkërisht për diçka që do të sjellë të mira për fëmijët tanë,” shton Vasiq.
Programi i Nismës për Komunitete i USAID-it, program ky katërvjeqar i cili zhvillohet prej korrikut 2010 – korrik 2014, mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të fuqishme të shoqërisë civile, si dhe përmirëson gjendjen ekonomike dhe shanset për punësim.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.