Shtator 2016 – Në kopshtin e fëmijëve “Lane” në komunën e Zveçanit, 300 fëmijë mësojnë, luajnë së bashku dhe eksplorojnë botën e tyre me shumë energji dhe kurreshtje. Pavarësisht një mjedisi të shkëlqyer për mësim, pas inspektimit sanitar të kuzhinës kopshti “Lane” është përballur me kërcënimin e mbylljes. Kuzhina thjesht nuk plotësonte standardet minimale të sigurisë së ushqimit.
Përmirësimi i kushteve higjienike u bë prioritet kryesor. Prindërit, menaxhmenti i kopshtit, përfaqësuesit e komunitetit dhe të komunës kërkuan asistencën e USAID-it për rinovimin e kuzhinës dhe u zotuan që komuna do të mbuloj deri në 20 përqind të kostos së projektit.
Për kënaqësinë e fëmijëve dhe të prindërve, si dhe 60 punëtorëve të kopshtit, në pranverën e vitit 2016 USAID-i përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku bashkëpunoi me komunën për të instaluar pajisjet e reja të kuzhinës.
“Tani, problemi është zgjidhur,” shpjegon Zorica Keljanović, drejtoreshë e kopshtit Lane, dhe prindërit mund të ndjehen të sigurtë pasi që tani fëmijët e tyre do të hanë ushqim të përgatitur si duhet.
Kuzhinieret e kopshtit janë poashtu të kënaqura me përmirësimet e bëra: "Çdo gjë është shumë më mirë tani," shpjegon Vesna Vučković e cila punon në kuzhinën e kopshtit Lane. “Tani ne kemi aspirator të ri, tavolinë kuzhine, pjesët e sipërme të kuzhinës, si dhe frigoriferin i cili është pajisje esenciale gjatë periudhës së verës. Kushtet higjienike dhe të punës janë përmirësuar dukshëm. Kolegët e mi edhe unë jemi shumë të kënaqur dhe unë vetëm mund të them falemnderit.”
Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku i cili është duke u implementuar nga viti 2014 deri në vitin 2017 është dizajnuar të përafrojë komunitetet dhe qeveritë lokale me qëllim që të punojnë bashkarisht në problemet prioritare dhe të rrisin sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Përmes këtij programi të USAID-it, mbi 50,000 njerëz kanë punuar së bashku që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve me qëllim që ato ti përshtaten nevojave të qytetarëve.
LINKS
Follow @USAIDKosovo,. on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.