Operatorët e turizmit vendor e vënë Kosovën në Hartën e udhëtimeve avanturiste

Operatorët e turizmit vendor e vënë Kosovën në Hartën e udhëtimeve avanturiste
Udhëtimi me biçikletë ishte fillimisht një mënyrë për Sali Shoshin që të hynte me lehtësi midis ndërtesave historike që po i restauronte. Tani, me kompaninë e tij “Catun”, udhëtimi me biçikletë po ashtu ofron mundësi për ta ruajtur trashëgiminë kulturore
USAID EMPOWER Sektori Privat
Pamjet nga mali, shtegu 2,000 kilometërsh në mesin e ofertave të vendit
“Këtu lart nuk ka politikë – malet i bashkojnë njerëzit”.

Shtator 2016 – Ndonëse vetëm pak më e madhe se shteti i Delaverit, Kosova ka një perimetër malor të bukur që ka më shumë se 20 maje me mbi 2500 metra – që ofrojnë pamje panoramike për ata që kanë dëshirë të ngjiten.

Për shkak të historisë së trazuar të saj, malet e saj me maja dhe pamjet mahnitëse janë mbajtur kryesisht sekret nga tregtarët dhe barinjtë që i ato i kanë quajtur shtëpi për shekuj të tërë – deri në kohët e fundit. Një grup i operatorëve vendorë të turizmit janë duke u angazhuar për ta përhapur këtë sekret, duke e promovuar shtetin më të ri të Evropës si destinacionin e saj më të ri të udhëtimit të aventurës.

“Kam filluar të bëjë hajking vetëm para gjashtë viteve, por më ka bërë për vete menjëherë”, shpjegon Uta Ibrahimi, e cila para pak kohësh e ka lënë karrierën e saj në marketing për ta lansuar kompaninë e udhëtimeve Balkan Outdoor Experience. “Me mysafirët e mi dua ta ndajë pasionin e njëjtë për malet që së pari është rrënjosur së pari në mua. Këtu lart nuk ka politikë – malet i bashkojnë njerëzit”.

Ibrahimi është njëra nga 40 ciceronët e malit të Kosovës dhe operatoret e udhëtimit që e ka ndjekur kursin dypjesësh të trajnimit AdventureEDU që është ofruar nga Shoqata e Udhëtimit të Aventurës dhe Tregtisë (angl. ATTA) në vitin 2015.  Pjesëmarrësit mësuan se si t’i qasen tregut ndërkombëtar të turizmit të aventurës dhe si të përgatiten më së miri dhe t’i promovojnë pakot e udhëtimit të sigurt. Kursi është sponsoruar nga USAID përmes EMPOWER Sektori Privat.

“Trajnimi vërtetë më nxiti që të mendoja me kreativitet, kështu që i ristrukturova ofertat e mia ekzistuese për udhëtim dhe e pasurova dijen time për sportet e aventurës”, thotë Sali Shoshi, themelues i kompanisë “Catun. Një arkitekt që për më shumë se 15 vjet është angazhuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, udhëtimet më të popullarizuara të tij kombinojnë udhëtimin me biçikletë nëpër male me vizitat në shtëpitë e gurit të restauruara të shekullit XVIII, që njihen si kulla, në mënyrë që mysafirët të mësojnë për mënyrën e jetesës dhe kuzhinën tradicionale të Kosovës perëndimore.

Shoshi sapo e kishte instaluar kompaninë e tij para se ATTA të vinte për herë të parë në Kosovë për të qenë nikoqire e “Javës së Aventurës” në gusht të vitit 2014, e cila i njohu një grup të përzgjedhur të blerësve dhe gazetarëve me rajonin e Ballkanit. Në maj të vitit 2016, ai e prezantoi kompaninë e tij në konferencën e shoqatës tregtare me 300 pjesëmarrës në afërsi të Ohrit, Maqedoni, në maj të vitit 2016, ndërsa në shtator të vitit 3016, USAID-i e sponsoroi Shoshin që të merrte pjesë në Samitin Botëror të Udhëtimit të Aventurës të ATTA-s në Alaskë, bashkë me 700 operatorë të tjerë, blerës dhe gazetarë në shtator të vitit 2016.

“Fakti se Kosova nuk është destinacion tradicional për udhëtuesit e kohës së lirë e bën atë shumë më intriguese për komunitetin e turizmit të aventurës”, shpjegon Drejtori Ekzekutiv për Evropë i ATTA-s, Kris Dojll. “Ne e shohim potencialin e Kosovës dhe jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë punën tonë bashkë me USAID që t’u ndihmojmë operatorëve vendorë të turizmit që të zhvillohen më tutje”.

Përveç partneritetit me ATTA-n, USAID-i po i përqendron përpjekjet e veta për turizmin rajonal në zhvillimin dhe promovimin e shtegut të megahajkingut dhe korridorit kulturor 2,000-kilometërsh Via Dinarica që kalon përgjatë Alpeve Dinarike nga Sllovenia në Maqedoni. Në Kosovë, kjo nënkupton dhe pajisjen e operatorëve vendorë për t’iu bashkëngjitur aleancës së kompanive më të zhvilluara të turizmit të aventurës në rajon. Që kur ka përfunduar vënia e shenjave nëpër shteg në vjeshtën e vitit 2016 në Via Dinarica, Kosova tashmë i ka parë 100 vizitorët e parë të saj.

Projekti pesëvjeçar EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, i cili financohet edhe nga Sida, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.

Deri më sot, 70 individë nga 24 kompani të ndryshme kanë përfituar nga 14 aktivitete të ndryshme, duke përfshirë trajnimet, pjesëmarrjet në panaire, ngjarjet B2B dhe aktivitetet promovuese të tjera.

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube