Gjykatat e Kosovës Zvoglojnë Numrin e Lëndëve të Grumbulluara

Bashkpunëtorët profesional të USAID-it punojnë krah për krah me personelin e gjykatës në Zyrën e Regjistrimit (Shkrimoren) të Gj
Bashkpunëtorët profesional të USAID-it punojnë krah për krah me personelin e gjykatës në Zyrën e Regjistrimit (Shkrimoren) të Gjykatës
USAID Sundimit Efektiv të Ligjit
8,500 lëndë të grumbulluara u zgjidhën brenda 11 muajve
“Ne tani kemi një pasqyrë më të qartë lidhur me punën e prapambetur në këtë fushë por edhe një inventar të detajuar dhe statuse për mijëra lëndë të mbetura pezull gjatë viteve si pasojë e çështjeve të pazgjidhura në mes Serbisë dhe Kosovës.”

Qershor 2015 – Kur struktura e re e Gjyqësorit hyri në fuqi në Kosovë, në janar të vitit 2013, gjykatat fituan një model më efektiv për punën e tyre të ardhshme, mirëpo vazhduan të përballen me numrin e madh të lëndëve të grumbulluara që ishin lënë pazgjidhur nën sistemin e vjetër.  

Nga korriku i vitit 2014, shtatë gjykata themelore në Kosovë, bashkë me 20 gjykata degë të tyre, kishin gjithsejt 56.300 lëndë të grumbulluara, si penale ashtu edhe civile, duke përfshirë edhe raste të krimeve të rënda. Duke parë ndikimin që ky numër i madh i lëndëve gjyqësore të grumbulluara kishte në besimin e publikut të gjërë në sistemin e drejtësisë në vend, programi Sundimi Efektiv i Ligjit i USAID-it i’u përvesh punës për të ndihmuar në këtë drejtim.

Në kuadër të një pilot-programi, USAID-i fillimisht instaloi një ekip bashkëpuntorësh profesional për zvogëlimin e lëndëve gjyqësore të grumbulluara në kuadër të Gjykatës degë në Podujevë, në fund të korrikut 2014. Duke parë rezultatet e menjëhershme të kësaj nisme, programi vendosi të instalojë ekipe të tilla në dy nga gjykatat regjionale më të ngarkuara në vend: Gjykatën Themelorë në Gjakovë dhe, më pas, Gjykatën Themelorë në Prishtinë në janar të vitit 2015.  

Deri më sot, 11 muaj pas nisjes nga puna të ekipit të parë, janë shqyrtuar mbi 36.000 lëndë nga ana e ekipeve, nga të cilat më shumë se 8.500 janë përmbyllur si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së këyre ekipeve. 

“Unë jam më se e kënaqur me cilësinë e shqyrtimeve dhe përmbledhjeve të lëndëve, të kryera nga ana e bashkëpuntorëve profesional të USAID-it,” shpjegon Iliriana Hoti, gjyqtare e Gjykatës Themelore në Gjakovë. “Vëmendja e tyre ndaj detajeve dhe aftësia për të hulumtuar me shpejtësi dhe inkorporuar përditësimet nga Kodi Penal e bën më efikase punën tonë si gjyqtarë.”

Ndikimi në Gjykatën Themelore në Gjakovë është veçanërisht i rëndësishëm kur kemi parasysh se kjo ndërhyrje arriti të zvoglojë numrin e përgjithshëm të lëndëve të grumbulluara për 16 përqind brenda gjashtë muajve të parë. Njëkohësisht, ekipi i’a doli që të ndërmarrë veprime të rëndësishme në mbi 75 përqind të lëndëve të cilat paraprakisht ishin klasifikuar si “pa veprime të ndërmarra deri sot.”

“Ne tani kemi një pasqyrë më të qartë lidhur me punën e prapambetur në këtë fushë por edhe një inventar të detajuar dhe statuse për mijëra lëndë të mbetura pezull gjatë viteve si pasojë e çështjeve të pazgjidhura në mes Serbisë dhe Kosovës,” thotë Hektor Vula, shef i shkrimores së Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjykata drejton vëmendjen tek tabela e saj e shpalljeve publike si një tregues vizuel i punës së madhe që është bërë në zvoglëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara. Përderisa dikur kjo tabelë përditësohej vetëm sporadikisht, kohë pas kohe, tani ajo vlon nga njftimet për seancat e ardhshme gjyqësore dhe vendimet e marra. 

“Çdo njoftim në këtë tabelë përfaqëson lëvizjen e një lënde për një hap më afër zgjidhjes së saj përfundimtare,” shton Vula.

Programi i Sundimit Efektiv të Ligjit i USAID-it vepron nga muaji mars i vitit 2011 dhe do të vazhdojë deri në shtator 2015, me qëllim të ndërtimit të një sistemi të drejtësisë më efektiv dhe më të pavarur. 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube