Shtator 2016 – Faruk Kosumi ka aftësi të lindura për shitje, por këmbëngul se investimi i tij më i ri – fabrika e parë e riciklimit të mbeturinave të qelqit në Kosovë – do të shesë veten. "Produkti final nuk do është thjesht produkt, por art" – shpjegon ky tridhjetedyvjeçar, drejtues i biznesit.
Kompania e tij, “Orient Kosova Mosaic”, është investim i përbashkët me një kompani turke që i shndërron mbeturinat e pastra të qelqit në pllaka dekorative të cilësisë më të lartë. Përdorimi i qelqit të ricikluar dukej si zgjedhja më e qartë për këtë kompani, e cila u hap në prill të vitit 2016. Kjo jo vetëm që i ul shpenzimet e prodhimit, por në të vërtetë e eliminon këtë lloj të mbeturinës, e cila përndryshe i ka kontribuar problemit të madh në vend me mbeturinat.
“Duhet ta marrim hapim e parë që të gjejmë zgjidhje biznesi që i përmbushin pritjet e tregut dhe që e krijojnë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, shpjegoi Kosumi.
“Orient Kosova” ishte një nga 16 kompanitë që morën pjesë në Festivalin e Gjelbër të parë në Kosovë që u sponsorua nga projekti EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në maj të vitit 2016, ku ky prodhues i pllakave e lidhi ujdinë e parë të tij për të siguruar pllaka për një resor plazhi afër Ulqinit, në Mal të Zi. Ky festival treditor u organizua për t’i promovuar dobitë mjedisore dhe ekonomike të bizneseve të Kosovës që merren me energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe efiçiencën e energjisë.
“Energjia diellore është koncept shumë i ri këtu në Kosovë, kështu që mbështetja e USAID-it për të na ndihmuar që ta promovojmë biznesin tonë dhe ta shpjegojmë vlerën e kësaj teknologjie të re ka qenë esenciale” – tha Gazmend Haxholli, Shef Ekzekutiv i “J.V.G Jaha Energy”, një pjesëmarrës tjetër në festival dhe ndërmarrja e parë prodhuese e paneleve diellore fotovoltaike në Ballkanin Perëndimor.
Vlerësohet se furnizimi jo konsistent me energji u kushton bizneseve kosovare 456 milionë dollarë në vit, për shkak të kostos së gjeneratorëve, dështimit të pajisjeve dhe kohës pa punë. Duke e mbështetur ndërmarrjen “J.V.G. Jaha Energy” dhe një grup prej 13 kompanive që merren me instalimin e paneleve diellore me një trajnim për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre, USAID-i po angazhohet që të sigurojë opsione të energjisë së ripërtëritshme për Kosovën dhe që t’i përgatisë këto kompani që ta plotësojnë kërkesën në rritje jashtë vendit. “GET Group”, një ndërmarrje pjesëtare e këtij grupi, e ka arritur një shifër rekorde prej 30 ujdive të reja me kompanitë vendore që kanë dalë nga Festivali i Gjelbër.
USAID-i i ka investuar më shumë se 400,000 dollarë për t’i mbështetur bizneset e gjelbra të reja dhe për shtuar prodhimin e produkteve të energjisë efiçiente që tashmë janë në treg.
“OSA Termosistem”, ofruesi lider i pajisjeve ngrohëse dhe ftohëse për ruajtje dhe përpunim të ushqimit në Kosovë, qe në gjendje t’i reduktonte shpenzimet e rrymës për produktet e saj për 30 përqind pasi USAID-i e mbështeti kalimin e kësaj kompanie në një sistem të izolimit me energji më efiçiente.
“Ky sistem na ka ndihmuar që ta plotësojmë kërkesën në treg për një produkt të cilësisë më të lartë dhe me energji efiçiente edhe në Kosovë, edhe për eksport” – shpjegon menaxheri Arian Osa. “Pa ndihmën e USAID-it, ne nuk do të ishim në gjendje të siguronim mjaft financim nga investitorët privatë për edhe disa vite të tjera për ta marrë këtë hap të rëndësishëm”.
Projekti pesëvjeçar EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.
Që nga gushti i këtij viti, 179 kompani janë mbështetur dhe 1047 njerëz janë punësuar si rezultat i kësaj asistence.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.