Mars 2017 - Sporti padyshim se është një prej mjeteve më të fuqishme për të thyer barrierat dhe për t’u ndihmuar fëmijëve që të bëjnë miq të ri, të zbaviten dhe të mësojnë se si të punojnë mirë në ekip, duke promovuar shëndetin e mirë përmes ushtrimeve. Vendi më i mirë që fëmijët të kënaqen me sport në mjedis të jashtëm është në oborret shkollore që janë të sigurta dhe lehtë të qasshme.
Megjithatë, në shkollën fillore “Trajko Periq” në fshatin Ropotovë e Madhe (Ranillug), fusha e vjetër e sportit ishte pothuajse në gërmadha dhe pa rrethojë, prandaj fëmijët nuk mund të merrnin pjesë në aktivitete sportive.
Banorët e shqetësuar iu drejtuan zyrtarëve në komunën e Ranillugut për t’i ndihmuar në rehabilitimin e fushës sportive. Në dy vitet e fundit, komuna e Ranillugut ndihmoi në renovimin e 12 klasave në shkollën “Trajko Periq”, duke përfshirë instalimin e ngrohjes qendrore si pjesë e projektit për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, por administrata lokale, e cila është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në shkolla, thjeshtë nuk kishte fonde të mjaftueshme për këtë projekt. Prandaj, të dyja palët, komuniteti dhe zyrtarët komunal kërkuan ndihmë nga donatorët, që do të ndihmonin duke i ofruar komunës fonde shtesë.
Në Nëntor të vitit 2016, në një përpjekje të përbashkët të komunës së Ranillugut dhe programit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), kjo fushë sportive në mjedis të jashtëm, në të cilin rreth 200 nxënës shkollorë angazhohen në aktivitete sportive çdo ditë, përfundimisht u rehabilitua.
“Ky projekt do të përmirësojë zhvillimin e fëmijëve tanë dhe mirëqenies së tyre emocionale, gjë që do t’i inspirojë që të jenë nxënës më të mirë. Pra, nuk është çështja vetëm te rehabilitimi i fushës sportive; ky projekt do të ketë ndikim afatgjatë në komunitetin tonë”, shprehet Milan Stanojeviq, arsimtar i edukatës fizike në shkollën “Trajko Periq”.
Katarina Petroviq, nxënëse e klasës së gjatë thotë që fëmijët janë shumë të lumtur me fushën e re të lojës: “Ndryshe nga fusha e mëparshme, fusha e re është shumë më e mirë. Ne do të zbavitemi në orën e edukatës fizike!”
Shoku i saj i klasës, Marko Rashkoviq, pajtohet me Katarinën: “Kushtet janë shumë më të mira!
Programi i USAID-t Avancojmë Kosovën së Bashku i cili implementohet gjatë periudhës 2014 -2017, ka për qëllim që të përmirësoj bashkëpunimin dhe ndëveprimin konstruktiv ndëretnik, vecanërisht në mes të komunuteteve shumicë dhe pakicë që është kusht me rëndësi për stabilitetin në rajon. Programi ka një qasje specifike ndaj integrimit të popullatës pakicë, përmes partneritetit me komuna dhe partnerëve të tjerë Qeveritar në mënyrë që të përkrahen komunat partnere në Kosovë. Programi në vecanti do të merret me përmirësimin e kushteve të cilat do të mundësojnë etnitetev që në mënyrë aktive të kycen në punën e institucioneve Kosovare e në të njejtën kohë të mbrojnë dhe ruajnë trashigiminë kuturore.
Mbi 14,000 pjesëmarrës kanë qenë të angazhuar në aktivitetet e USAID-it me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit pozitiv ndëretnik në trajtimin e problemeve të përbashkëta të nevojave sociale, papunësisë dhe përmirësimin e shërbimeve komunale në 16 komunat partnere. Janë përfunduar afërsisht 46 projekte prioritare që ndikojnë në 23,910 përfitues të drejtpërdrejtë. Përveç kësaj puna e USAID-it me ndërmarrjet e vogla multietnike dhe fermerët ka ndikuar në rritjen e shitjeve për 113% dhe krijimin e 149 vendeve të reja të punës.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.