Granti mundëson realizimin e një “Talk Show” në gjuhën serbe

Programi i USAID-it për Nismën në Veprim në Komunitete ndihmon realizimin e “Talk Show” në gjuhën serbe
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, përgjegjet në pyetjet
USAID
Programi i USAID-it për Nismën në Veprim në Komunitete ndihmon realizimin e “Talk Show” në gjuhën serbe
"Kemi patur situata ku qytetarët nga Prishtina u bënin pyetje udhëheqësve politikë nga veriu i Kosovës, apo ku zyrtarët e Beogradit u përgjigjeshin pyetjeve të zyrtarëve të Prishtinës, dhe anasjelltas,” Predrag Radonjić, menaxher i programit ‘Nga A deri Sh’

Në kohën kur komunikimi zyrtar publik në mes të zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe liderëve politik të veriut të Kosovës dhe zyrtarëve në jug të lumit Ibër, është mbajtur pothuajse vetëm në nivelin e lartë politik, një përpjekje e suksesshme për përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në biseda të lira rreth temave për të cilat mezi komunikonin palët e sipërpërmendura, padyshim se është një arritje e konsiderueshme.

Kjo është pikërisht ajo që organizata e shoqërisë civile Srpsko Slovo arriti ta bëjë me sukses, duke i falënderuar grantit për realizim, të marrë nga Programi i Nismës për Veprim në Komunitete, i financuar nga USAID-i. Përmes këtij granti, ekipi i Slovo Srpsko ishte në gjendje të realizojë 17 emisione televizive të titulluara "Nga A deri në Sh,” të cilët u transmetuan për gati një vit, çdo të enjte në orën 9, në stacionet televizive lokale Hertz, Puls dhe Mir, dhe radio stacionet anëtare të rrjetit KOSMA. Ky “Talk Show” mbi temat aktuale ishte gjithashtu në dispozicion për t’u përcjellur tek faqja e internetit e Radio KIM.

Menaxheri i projektit i këtij emisioni televiziv, Predrag Radonjić, thotë se ata patën sukses për të sjellur politikanët më afër njerëzve të zakonshëm, dhe për t’u krijuar njerëzve një ndjenjë të lehtësisë gjatë periudhës së tensionuar të dialogut politik që mbahet në Bruksel. "Në kohën kur komunikimi zyrtar publik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe Mitrovicës dhe Prishtinës është pothuajse inekzistent, apo mbahet në nivel shumë të lartë politik, ne patëm sukses që të vendosim kontakte në një mënyrë indirekte. Prandaj, kemi patur situata ku qytetarët nga Prishtina u bënin pyetje udhëheqësve politikë nga veriu i Kosovës, apo ku zyrtarët e Beogradit u përgjigjeshin pyetjeve të zyrtarëve të Prishtinës, dhe anasjelltas.”

Sipas të dhënave që ai ka marrë nga përfaqësuesit e TV Mrezha dhe rrjetit KOSMA, Predragu vlerëson se secili emision ishte shikuar dhe dëgjuar nga më shumë se 5,000 njerëz, si serbë ashtu dhe shqiptar, duke shtuar se emisioni ka pasur më shumë se 5.000 shikime në Vimeo përmes faqes së internetit të Radio KIM.

TV Mrezha dhe radio KOSMA janë rrjete Kosovare të televizionit dhe radios në gjuhën serbe, të cilat bashkërisht krijojnë emisione dhe këmbejnë programe në dobi të audiencës së tyre.

Programi i USAID-it i Nismës për Veprim në Komunitete i USAID-it, i cili filloi në korrik të vitit 2010 dhe përfundon në korrik të vitit 2014, mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, duke ndërtuar organizata të fuqishme të shoqërisë civile si dhe duke përmirësuar rrethanat ekonomike dhe rritur shanset për punësim.