Origjina e Ëmbëlsirës Chimney daton shekuj më parë, por besohet se kjo delikatesë vjen nga Hungaria, ku ato janë shërbyer në dasma dhe pagëzime. Sot, ajo është një nga ëmbëlsirat më të popullarizuara në Europën Lindore, dhe kohët e fundit, ky cilindër i hapur kërcëllitës i mbështjellë në sheqer dhe lajthi, është përhapur globalisht, duke u bërë një ushqim i kërkuar në rrugë.
Duke pasur parasysh se askush nuk e prodhon këtë ëmbëlsirë të shijshme në veri të Kosovës, një grua ndërmarrëse nga veriu i Mitrovicës, Snežana Nestorović, mendoi se do të ishte një biznes i mirë për të filluar me prodhimin e saj, por Snezhanës i nevojitej më shumë se vetëm ide.
"Unë kam bërë hulumtime në internet për të mësuar në lidhje me prodhimin e Ëmbëlsirës Chimney, kam vlerësuar potencialin e saj në treg, dhe pastaj iu afrova Programit për Nismën e Veprimit në Komunitetete të USAID-i , sepse unë nuk kisha para të mjaftueshme për të blerë të gjitha pajisjet e nevojshme," shpjegon Snežana, një nënë kryefamiljare dhe shtylla e vetme për familjen e saj.
Sot, Nestorovic është pronare e një kompanie të vogël, "Dunja", dhe udhëheq një furrë të njohur të Ëmbëlsirës Chimney në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës, vendi më i frekuentuar në afërsi të Univeritetit të Prishtinës, kampusi i Mitrovicës Universitetit, e cila punëson dy punëtorë në shitje dhe prodhim.
“Unë jam e lumtur si ndërmarrëse, edhepse është punë e rëndë dhe kërkon përkushtim. Por do të ishte shumë e vështirë të arrija këtu pa ndihmëm e USAID-it, “ thotë ajo.
Në vetëm një muaj pasi ajo kishte filluar me prodhim në Nëntor 2013, biznesi i vogël i Snežanës tashmë është dëshmuar si fitimprurës, duke sjellë $400 dollarë fitim në muaj. "Unë jam duke planifikuar të zgjerojë biznesin tim në një tjetër pikë të shitjes në veri të Mitrovicës, si dhe në Zubin Potok dhe Leposaviq, dhe shpresojë gjithashtu edhe në jug të Mitrovicës. Gjithashtu, kjo pajisje mund të transportohet lehtë në vende të ndryshme, të tilla si panairet dhe kremtimet e ndryshme, ku kërkohet ky lloj i ëmbëlsirës, "shpjegon Nestproviq. Përpos grantit prej $10,000 të USAID-it ajo gjithashtu ka investuar rreth $2,700 për të rinovuar lokalet e shitjes.
Programi i Nismës për Komunitete i USAID-it i zhvillohet prej korrikut 2010 deri në korrik 2014. Ky program mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të fuqishme të shoqërisë civile, si dhe përmirëson gjendjen ekonomike dhe shanset për punësim.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.