Home » News & Information » Fact Sheets » Projekti për punësim dhe punë praktike për personat me paaftësi
Data e fillimit: 15 Gusht 2012
Data e përfundimit: 14 Gusht 2014
Buxheti i projektit: $ 292,536
Implementues: Karriera Ime (My Career)
|
Synimet
Përmirësimi i pjesëmarrjes së personave me paaftësi në shoqërinë e Maqedonisë, pëmes ofrimit të mundësive për punë praktike dhe punësim. Njëherazi, ndryshimi pozitiv i perceptimit dhe qëndrimit ndaj personave me paaftësi në sektorin privat.
Komponentet
-
Prej punës praktike deri tek punësimi dhe vetë-punësimi: Sigurimi i mundësive për punë praktike dhe punësim të personave me paaftësi në kompanitë e zgjedhura, si dhe institucionet publike në nivel lokal. Personat me paaftësi do të trajnohen në drejtim të përfundimit të suksesshëm të punës praktike. Mentorët në kompanitë dhe institucionet punëdhënëse do të trajnohen për njohjen, vlerësimin dhe shfrytëzimin gjegjës të kontributit të dhënë nga personat me paaftësi në organizatat e tyre. Personave me paaftësi që ngrisin biznese do t’u sigurohen kurse profesionale (për shembull, për marketing, financa, kontabilitet dhe menaxhim), së bashku me këshilla afariste dhe shërbime këshillëdhënëse.
-
Ngritja e vizibilitetit të çështjeve të paaftësisë ndaj sektorit privat dhe bashkësisë: Zhvillimi dhe përhapja e veglave me video-incizime dhe materialeve tjera promovuese, duke i prezantuar praktikat më të mira dhe rrëfimet më të suksesshme të personave më paaftësi në pozitat e punës praktike.
- Krijimi i Grupeve publike këshillëdhënëse të personave me paaftësi: Themelimi i Grupit me përfaqësues të organizatave të personave me paaftësi, me qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e tyre në realizimin e aktiviteteve të projektit. Grupi këshillëdhënës do të përfshihet në mënyrë aktive në zhvillimin e fushatave për vetëdije publike, materiale promocionale, si dhe në politikat dhe procedurat për punë praktike dhe vende të punës për këta persona. Do të ndërmerren aktivitete të përfaqësimit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së politik-bërësve dhe aktorëve tjerë për përfshirjen produktive të personave me paaftësi në shoqëri.
Rezultatet/ndikimi i pritur
- 300 persona me paaftësi do të sistemohen në pozita të punës praktike
- 100 persona me paaftësi do të sistemohen në vende pune me orar të plotë
- Do të sigurohet trajnim dhe përkrahje për 50 persona për fillimin e bizneseve
- Do të trajnohen 100 menaxherë dhe mentorë për përkrahjen e praktikantëve dhe të punësuarve të rinjë me paaftësi
- Do të zhvillohen video-pako dhe materiale promocionale për kompanitë
Informatat për kontakt
Kontakt në USAID: Antoaneta Skartova, AOR, askartova@usaid.gov
Udhëheqës e programit: Lidija Damcevska, lidija.d@mojakariera.com.mk
Nëpunësi i informata: Iva Srbinoska, iva.s@mojakariera.com.mk
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.