PROJEKTI PËR ZHVILLIM PARLAMENTAR

Data e fillimit: 1 Prill 2012
Kohëzgjatja: 3 vite    
Buxheti i projektit: $850,000
Implementues: Instituti nacional demokratik (National Democratic Institute, NDI)
 Synimet
Përkrahja e Parlamentit që do t’i përfaqësojë qytetarët, do të krijojë rregulla të informuara për udhëheqjen e shoqërisë, si dhe do ta mbikëqyrë punën e pushtetit ekzekutiv.

Komponentet
Seancat dëgjimore mbikëqyrëse: Përkrahja e Parlamentit për përmirësimin e mbikëqyrjes së pushtetit ekzekutiv, përmes procedurave të përforcuara të dëgjimit publik. Mbështetja e komisioneve parlamentare drejt avancimit të mëtejshëm të seancave dëgjimore mbikëqyrëse publike mbi ligjet, politikat dhe sjelljen e pushtetit ekzekutiv. Lehtësimi i bashkëpunimit mes Parlamentit dhe pushtetit ekzekutiv, duke i sjellur aktorët kryesorë nga dy palët për planifikimin e dëgjimeve, identifikimin e dëshmitarëve kryesorë dhe përgatitjen e deklaratave me të cilat përkrahet realizimi i seancave dëgjimore.
Listat e hapura, krahas listave të mbyllura të kandidatëve: Programi do ta nxisë përfaqësimin më të mirë të votuesve, duke e mbështetur debatin publik mbi sistemin zgjedhor të listave të hapura, krahas listave të mbyllura të kandidatëve. Si mbindërtim të konferencës së kaluar mbi reformën elektorale, me titull “Përfaqësimi dhe përgjegjësia – listat e hapura ose të mbyllura të kandidatëve?”, programi do t’i angazhojë udhëheqësitë partiake për vlerësimin e cilësive të listave të hapura dhe të mbyllura. Programi do ta shqyrtojë ndikimin e listave të mbyllura në zgjedhjet parlamentare 2011, së bashku me shqyrtimin e shembujve krahasues nga shtetet tjera evropiane, duke i identifikuar kështu praktikat më të mira dhe duke i diskutuar modelet alternative me komisionet parlamentare dhe personat e ndryshëm, grupet e shoqërisë civile, si dhe opinionin publik.

Të arriturat/ndikimi i pritur
  • Praktikimi i rregullt i seancave dëgjimore mbikëqyrëse nga komisionet parlamentare.
  • Rritja e debateve publike për cilësitë e listave të hapura, krahas listave të mbyllura të kandidatëve.

Informatat për kontakt
Kontakt në USAID:     Sladjana Srbinoska, AOR ssrbinoska@usaid.gov
Drjetori i projektit:    Chris Henshaw, Country Director, chris@ndi.org,mk
Nëpunësi i informative:      Hristijan Gjorgievski, hgjorgievski@ndi.org