Data e fillimit: 30 shtator 2009
Data e përfundimit: 30 shtator 2019
Kapaciteti i garantimit: $5 milionë në kredi
Implementues: Byroja e kursimeve Mozhnosti dhe FULM
|
Synimet
Garancia e portofolit të kredive AZhK për mikro-financim i përkrah mikro-ndërmarrjet ose individët në sektorët ku nevojitet qasje ndaja kapitalit për punë ose kredi investimi për fillimin ose zgjerimin e operacioneve. Mbështeten edhe individët që kërkojnë kredi për mundësi arsimore dhe zhvillimit të forcës së punës. Garancia ia mundëson institucioneve të mikro-financimit t’i huazojnë hua-marrësve që aktualisht nuk janë në gjendje të marrin kredi. Me AZhK, USAID e mobilizon financimin privat për hua-marrësit në shënjestër, që kontribuon drejt synimit të Misionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.
Komponentet
Kredi mikro-financimi për themelimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që demonstrojnë potencial për kontribut ndaj zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë.
Rezultatet/ndikimi i pritur
Deri në fund të periudhës dhjetë-vjeçare të AZhK-së, pritjet e USAID-it janë që më tepër se 2,300 kredi-marrës do të marrin hua, që në rrethana tjera nuk do të ishin kualifikuar. Shuma totale e kredive do të jetë $5 milionë. Deri tani, Mozhnosti ka menaxhuar shpërndarjen e $1.62 milionëve përmes 268 kredive, deri sa FULM ka menaxhuar shpërndarjen e $913.000 dollarëve përmes 449 kredive. Pas pagesës, kjo shumë do të tërhiqet edhe një herë.
Qëndrueshmëria/Trashëgimia
Institucionet-partnere financiare janë institucione në trashëgimi të USAID-it. Me partneritetet e këtilla, USAID e përforcon edhe më tej pozitën e tyre në tregun financiar në Maqedoni, në cilësinë e institucioneve për mikro-financim dhe ju ndihmon në vazhdimin e misionit të financimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këto institucione janë dëshmuar si gjenerues të shkëlqyeshëm të vendeve të reja të punës, duke dhënë kontribut në fokusimin strategjik të USAID-it në zhvillimin e forcës së punës dhe krijimit të vendeve të punës.
Informatat për kontakt
Kontakt në USAID: Margareta Lipkovska Atanasov, COR mlipkovska@usaid.gov
Drejtorë ekzekutivë të institucioneve-partnere: Snezana Andova sandova@moznosti.com.mk dhe Eleonora Zgonjanin ezgonjanin@fulm.com.mk
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.