Data e fillimit: dhjetor 2011
Kohëzgjatja: Tre vite (plus një vit sipas mundësisë)
Buxheti i paraparë (për projektin në tërësi): $3,696,110
Implementues: Tetra Tech DPK
|
Synimet
Përforcimi i rolit të gjyqësorit si degë e ndarë e pushtetit, si dhe zhvillimi i mbështetjes së gjerë për sundimin e ligjit, duke e përkrahur reformën e sektorit gjyqësor.
Komponentet
Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në reformat e sektorit gjyqësor – Zhvillim i kapacitetit të shoqatave profesionale të sektorit të gjyqësorit, me qëllim të marrjes së rolit udhëheqës në përpjekjet për reformën e gjyqësorit.
Zbatimi i pavarur, efikas dhe i vijueshëm i politikave dhe praktikave në sektorin gjyqësor –
Zhvillimi i sistemeve dhe praktikave efektive të qeverisjes gjyqësore. Rritja e rolit të gjyqësorit në përgatitjen e ligjeve dhe politikave me të cilat udhëhiqet ky sektor. Promovimi i punës më efektive dhe llogaridhënëse të institucioneve gjyqësore dhe gjykatave.
Kuadri efektiv dhe proceset efikase – Përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së gjyqësorit përmes sigurimit të trajnimeve të specializuara për gjykatësit dhe kuadrit gjyqësor.
Rezultatet/ndikimi i pritur
Me përkrahje të projektit, Shoqata e gjyqëtarëve të Maqedonisë ka organizuar biseda publike për ndryshime të propozuara në legjislacion. Rezultati i këtyre bisedimeve ka kontribuar për dekriminalizimin e shpifjeve dhe ofendimeve dhe që këto çështje tani do të shqyrtohen mbrenda procedurave të gjyqit qytetar. Veç kësaj, Ministria e drejtësisë ka përvetësuar nën-normat e ligjit të shërbimeve gjyqësore – për të sistemuar procedurat për përzgjedhjen dhe punësimin e stafit jo gjyqësor – të cilat kanë qenë të pregaditura nga Shoqata për administrim të gjyqeve, me përkrahje të projektit.
Mbi 220 pjesëmarrës, duke përfshirë këtu gjykatës kryesor, administrator gjyqësor, llogaritar gjyqësor, Këshilli i buxhetit gjyqësor dhe zyra administrative e tij, janë trajnuar për zhvillim të buxhetit sipas gjendjes dhe mundësive financiare dhe menaxhimin e gjyqeve gjatë kohërave të vështira financiare. Si rezultat i kësaj, gjashtë gjyqe përpiluan kërkesat për buxhet në bazë të nevojave dhe ngarkesave aktuale, dhe punimet e tyre më të mira do të ndahen me gjyqet tjera.
U formuan komisione për udhëheqje me lëndë gjyqësore dhe për zvogëlimin e lëndëve të shquara në tetë gjyqe, për identifikimin e aryeve për vonesën dhe lëshimin e lëndëve gjyqësore, dhe të zhvillohen mënyra efektive në adresimin e këtyre çështjeve. Si rezultat i kësaj, shtatë prej tetë gjyqeve me kohë kanë zgjidhur lëndët e reja të regjistruara dhe poashtu kanë arritur të qartësojnë disa prej lëndëve të shquara.
Informatat për kontakt
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.