USAID PROJEKTI PËR NDËRMARRJE MIKRO DHE TË VOGLA

Data e fillimit: 01 korrik, 2011                      
Data mbarimit: 30 qershor, 2016
Buxheti i projektit (Kohëzgjatja e projektit): 1.979.400 milionë dollarë              
Zbatuesi:     Qëndra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv

Pikësynimet

Të rris zhvillimin ekonomik dhe të shtoj krijimin e vendeve të punës me përforcimin e ndërmarrjeve të vogla të zmadhojnë kontributin e tyre në ekonominë nacionale. Baza përmbledhëse e përfituesve të projektit do përfshij 180 ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrës nga katër regjione të Maqedonisë.


Komponentët

  • Programe për mësim praktik për mikro ndërmarrës: CEED adopton dhe zgjëron programet ekzistuese për trajnim, të cilat përqëndrohen në ndërmarrjet më të mëdha, nevojave të veçanta të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla, si dhe të sapo krijuara ne katër regjionet: Shkupi, Pollogu, Jug-lindja dhe Vardari. Programi i klasës së ndërmarrësve përmban shkëmbim përvoje me më shumë ndërmarrës në tema si hyrje në financa, planifikim biznesi, shitja dhe reklama, si dhe leksione të rrjetit. Programi më i avancuar Financiar, i trajton temat si analiza financiare dhe menaxhim, përmban dhe diagnostikimin financiar të ndërmarrjes.
     
  • Përkrahje të shërbimeve të Biznesit për Zhvillim Regjional: Asistenca e projektit mundëson mikro ndërmarrësit të zgjërohen ne tregun regjional, të përmirësojnë ofertën e produkteve dhe ti paraqesin praktikat e reja menaxhuese. Ofron mundësi për gjetjen e partnerëve ose mundësive përtregje në Kosovë, Shqipëri dhe Sërbi, përmes zyrës së CEED në këto shtete. Projekti ofron ndihmë teknike në fushat si menaxhim financiar, implementim i teknologjisë, çertifikim i cilësisë dhe planifikim të zgjerimit ne zhvillimin e biznesit.
     
  • Kapital i vogël, pothuajse dhe virtual për Mikro ndermarjet: CEED themeloi fond të ri për investime kapitale për mikro ndermarrës të zgjedhur, që do demonstroj aftësit për zgjërim profitabil në tregjet regjionale dhe lokale. Fondi do të ketë në përgjithësi shumë prej800.000 dollar, dhe do tëinvestoj në përafersisht 10 ndërmarrje me një investim të përafërt prej 80.000 Dollar, për një ndërmarrje.

Arritjet /Impakti

  • Së paku 250 vende pune të krijuara në ndërmarrjet e ndihmuara.
  • Zgjërim biznesi në të 10 ndërmarrjet, përmes investimeve të barabarta të 800.000 dollar.
  • Shitje e zmadhuar e bizneseve të vogla përmes zgjërimit në tregjet lokale dhe regjionale.
  • Rritja e shpërndarjes të informacionit për menaxhimin e praktikave të biznesit në mesin e pronarëve përmes një rrjeti më të fort.   

CEED, e krijuar më 2007, është institucion i trashëguar nga USAID Maqedoni. Aktivitetet e projektit vijues jan të bazuara në trajtimin tashmë të implentuar me sukses me ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme dhjetë vitet e kaluara me përkrahjen e USAID. Në vitin e parë të implementimit të këtij projekti , 63 ndërmarrës morën pjesë në program, 63 vende të reja pune u krijuan në mikro ndermarrjet që i drejtojnë, dhe 30 nga to prezantuan praktikat e reja në biznesin e tyre. Si rezultat i mundësive në rrjetet e ndryshme, pjesëmarrësit përmbyllën 62 kontrata të reja.


Informacion për kontaktim

Kontakt në USAID: Tanja Markovska, COR: tmarkovska@usaid.gov
Drejtor i programit:  Jovan Madjovski:  imadjovski@ceed-macedonia.org
Nëpunësi i informacionit:  Biljana Mitreva:  bmitreva@ceed-macedonia.org
Faqja e internetit: www.ceed-macedonia.org